Kush nuk guxon të marrë Viagrën?

Kush nuk guxon të marrë Viagrën?
Sot gjatë ditës u raportua për vdekjen e një tjetër plaku 72 vjeçar në një motel në Gjilan. Ai ndodhej aty me një vajzë tjetër ndërkaq dyshimet janë se mund të ketë pësuar arrest kardiak nga përdorimi i Viagras [sildenafili]. Më poshtë e keni shpjegimin e z.Visar Emini, specialist i Farmacisë Klinike mbi atë se kujt i lejohet të marrë Viagrën.

Meqë përdorimi i Viagras është ende temë tabu jo vetëm në shoqërinë tone në përgjithësi por edhe në mesin e profesionistëve dhe meqë po ndodhin raste jo të rralla ku individ të ndyshëm vdesin nga përdorimi i Viagrës (Sildenafilit), mendoj se duhet të japim disa këshilla mbi përdorimin e këtij bari në menyrë që të ndikojmë sado pak në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

E para dhe më e rëndësishmja është se, burrat të cilët janë duke marrë nitro-medikamente për problemet me zemër, nuk guxojnë të përdorin Viagrën. Në grupin e nitro-medikamenteve, bari më i përdorur është Nitroglicerina.

Marrja e Viagras ndalohet rreptësisht, edhe para ose pas marrjes së ndonjërit nga nitro-medikamentet. Pastaj, burrat që kanë pasur kancer të prostates dhe prostatectominë radikale mundë të mos kenë përfitime nga Viagra.

Burrat me diabet të theksuar mund të mos perfitojnë nga përdorimi i Viagras. Burrat të cilët marrin antibiotik të caktuar dhe barna antifungale nuk duhet të përdorin Viagra. Barna të tilla janë: Eritromicina, Ketokonazoli, Itrakonazoli etj.

Gjatë përdorimit të njëkohshëm të këtyre barnave dhe Viagras, mund të rriten nivelet e Viagras dhe mundë të rrezikohet jeta e përdoruesit.

Burrat me probleme të theksuara të zemrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përdorimin e Viagrës, sepse stenoza e përpjekjes seksuale mundë të shkaktojë shtëngim të rrezikshëm në zemrën e tyre.

Ka edhe raste të tjera më pak të ndjeshme kur nuk guxon të përdoret Viagra, mirëpo ne u munduam të theksojmë ato më kryesoret. Si edhe për barnat tjera, të gjithë ata që përdorin Viagra, duhet të konsultohen me farmacistin ose mjekun e tyre.

Shpërndaje në: