Kush janë futbollistët që e fituan Botërorin pa luajtur asnjë minutë
Benzema pritet që t’i bashkohet kësaj liste si fitues Botërori nëse Franca e fiton titullin.
Të jesh fitues i Botërorit është ëndërr e çdo futbollisti e që konsiderohet një kulm në karrierën e tyre.
Por, për disa të cilët mund të mburrën me fitimin e Botërorit, gjembi në këmbë do të jetë se ata nuk luajtën asnjë minutë për skuadrat e tyre në tërë garën.
Deri me tani, 101 futbollistë e kanë fituar Botërorin gjatë këtyre viteve pa luajtur asnjë minutë.
Këtu ka kuptim pasi që 33 nga 101 futbollistë të klubit “Zero minuta”, janë portierë, por aty janë po ashtu edhe 32 mbroktës, 18 mesfushorë dhe 18 sulmues.
Ronaldo Nazario është njëri prej tyre, pasi që ai ishte anëtar i skuadrës së Brazilit si 17 vjeçar që fitoi Botërorin 1994.
Për Spanjën, portierët Pepe Reina dhe Victor Valdes si dhe mbrojtësi Raul Albiol fituan Botërorin me Spanjën në Afrikën e Jugut më 2010. Ata janë të vetmit futbollistë që nuk u përdorën nga Vicente del Bosque.
Dy herë fitues të përsëritur pa luajtur asnjë minutë
Nëse fitorja e Botërorit është e vështirë, të qenit dy herë e më shumë fitues është e komplikuar. Madje është e jashtëzakonshme për ta bërë këtë pa luajtur në secilin rast.
E po kjo është ajo çfarë Aplhonse Areola mund ta arrijë këtë të diele. Portieri i West Ham ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e dytë në Rusi më 2018, duke shikuar të çdo ndeshje nga banka. Nëse Les Blues fitojnë atëherë ai do të bëhet për herë të parë dy herë kampion i Francës pa luajtur asnjë ndeshje në Botëror.
Edhe pse mund të duket e çuditshme, rasti i Areolas nuk do të jetë i pari. Portieri Guido Masetti, i cili shumicën e karrierës e kaloi me Romën, ishte anëtarë i skuadrës së Italisë pa luajtur asnjë minutë që fitoi Botëroret e vitit 1934 dhe 1938.
U deshën 24 vite që të gjenden më shumë futbollistë që ta bëjnë këtë pas Masettit, ishin përsëri portieri legjendar i Fluminense, Carlos Jose Castilho, që arriti ta fitojë trofeun me Brazilin në vitin 1958 dhe 1962 pa bërë asnjë paraqitje në të dy kampionatet.
Një tjetër shok i tij i skuadrës të Kanarinat që fitoi këta dy Botëror është Jose Macia, i njohur si Pepe, që po ashtu ka dy Botëror në emrain e tij pa luajtur asnjë minutë gjatë 1958 dhe 1862.
Pepe është po ashtu i vetmi futbollist që ka fituar dy Botëror pa luajtur asnjë minutë.
Të dy, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni dhe trajneri i Francës, Diedier Deschamps kanë përdorur 24 futbollistë nga 26 të tillë sa kanë ftuar në Katari 2022.
Të Argjentina, futbollistë që nuk kanë luajtur janë: Geronimo Rulli dhe Franco Armani kurse të Franca Alphonse Areola dhe Karim Benzema që mund t’ju bashkohen kampionëve pa luajtur për La Albiceleste apo Les Blues në finalen e së dielës.