Kush janë “ex”-at e PDK që garuan në listën e VV-së dhe dështuan ta sigurojnë një ulëse në Kuvend?

Kush janë “ex”-at e PDK që garuan në listën e VV-së dhe dështuan ta sigurojnë një ulëse në Kuvend?

Janë publikuar listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe votat që ata kanë marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruna Periskopi.

Në listën e publikuar, shihet se ministra, deputetë e ish të burgosur politik kanë dështuar keq duke rrezikuar ta sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ish-të burgosurit politik dhe ish-deputetë të PDK-së, Enver Dugolli, Gani Krasniqi, Ismajl Kurteshi, Hidajet Hyseni nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme në këto zgjedhje.

Me votat e numëruara deri më tash kjo ish-katërshe e PDK’së në listën e Vetëvendosjes nuk kanë hyrë as në top 50’she.

Enver Dugolli ka siguruar veç 7 mijë e 791 vota, Gani Krasniqi 10 mijë e 909.

Ismajl Kurteshi 8 mijë e 225, Hydajet Hyseni 5 mijë e 744 vota, ndërsa Mirsad Shkreta ka marrë 7 mijë e 779.

Shpërndaje në: