Kush është “vajza e akullt” që Trumpi e zgjodhi për shefe të stafit?

Kush është “vajza e akullt” që Trumpi e zgjodhi për shefe të stafit?

Donald Trumpi e ka emëruar shefen e fushatës Susie Wiles si shefe të stafit të tij, pozicioni më i lartë i të pazgjedhurve në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij të fitores, Trumpi tha se ajo “sapo më ndihmoi të arrijë një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane” dhe “është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe është e admiruar dhe e respektuar botërisht”.

Ja çfarë dimë për gruan që presidenti i zgjedhur republikan e quajti “vajza e akullt”:

Më pak se një vit pasi Wiles filloi të punonte në politikë, ajo iu bashkua fushatës së Ronald Reganit përpara zgjedhjeve të tij në 1980

Në vitin 2010, ajo ndihmoi që Rick Scott, një biznesmen i atëhershëm me pak përvojë politike,të bëhet guvernator i Floridës në vetëm shtatë muaj. Scott tani është një senator amerikan.

Wiles u takua me Trumpin gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2015 dhe u bë bashkëudhëheqëse e fushatës së tij në Florida. Ai vazhdoi të fitonte shtetin ndaj Hillary Clinton në vitin 2016

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili e vendosi atë në krye të garës së tij të suksesshme dy vjet më vonë, e përshkroi Wiles si “më të mirën në biznes”.

67-vjeçarja e cila njëherësh është gjyshe, është vajza e lojtarit të ndjerë amerikan të futbollit,  Pat Summerall . Ajo ka përshkruar veten si  një njeri që vjen nga një sfond politik “tradicional”.

Shpërndaje në: