Kush është sulmuesi që kushton 80 milionë euro dhe United po interesohet për të
Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag është në kërkim të një numri 9 dhe për këtë ia kanë vënë syrin Evanilsonit të Portos, por braziliani do ju kushtojë atyre më shumë së 80 milionë euro
Djajtë e Kuq tashmë kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro (plus pesë milionë bonuse) por që është refuzuar nga klubi portugez. Një ofertë e përmirësuar në 70 milionë është duke u përgatitur, por Dragonët janë duke qëndruar në shifrën 80 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.
Një gjë është e sigurt që nëse 22 vjeçari largohet nga Porto këtë verë, ai do të bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e këtij klubi në të gjitha kohërat. Rekordin për momentin e mban shitja e Eder Militao të Real Madridi për 50 milionë euro.
21 gola në 46 ndeshje
Evanilson arriti në Dragao nga Fluminense më 2020 për 8.8 milionë euro. Pas një sezoni ku u adaptuar duke qëndruar në skuadrën B, ai ia doli të hyjë në skuadër të parë këtë vit.
Në 46 ndeshje për Porton në sezonin 2021-22, Evanlison ka shënuar 21 gola, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë në klub pas Mehdi Taremit (që shënoi 26 në 48 ndeshje).
“Po luaj në një nivel të mirë, por ende nuk jam në kulmin e karrierës”, tha Evanilson për Lance kohëve të fundit.
“Do të vazhdoj punën për t’u rritur e nëse troket ndonjë skuadër e madh do ta shohim… “.
‘Lewanilson’, ‘Evan Basten’, ‘Evanilshow’..
Sezoni i mirë i Evanilson dhe stili i lojës i kanë dhënë atij nofka të ndryshme ku krahasohet me sulmues të tjerë të qendrës. Por, idoli i tij derisa u rrit, megjithatë, ishte kush tjetër pos shoku i tij i mundshëm i skuadrës së ardhshme, Cristiano Ronaldo.
“Me pëlqen nofka ‘Lewanilson’”, tha Evanilson për Betanomag, transmeton GazetaExpress.
“Ma dhanë atë gjatë kohës kur isha në Fluminense. Është një referencë për Robert Lewandowski, i cili është sulmuesi më i mirë në botë dhe një rol model i imi”.
U bë sulmues
Evanilson shihet si një zgjidhje për numrin 9 të Manchester Unite, por ai nuk ishte gjithmonë sulmues.
Ishte Gustavo Leal, i cili e trajnoi Evanilson në Fluminense dhe Brazilin U23, i cili e zhvendosi atë nga krahu në qendër.
“Kur e takova atë ai ishte sulmues anësor. Ai ka fizik të mirë dhe luante mirë, kështu që mendova nëse do të luajë më të në qendër produktiviteti i tij do të rritej”, tha Leal për MaisFutebol.
Luajti edhe në Sllovaki
Porto nuk ishte klubi i parë europian për Evanilson. Në fakt, ai kaloi një sezon me Samorin në Sllovaki më 2018.
Fluminense kishte një marrëveshje me klubin sllovak dhe dërgonte lojtarët në huazim aty. Evanilson shënoi tri gola në gjashtë ndeshje për skuadrën e dvizionit të dytë në Sllovaki para se të kthehej në Fluminense.
Pothuajse ishte pensionuar
Një vit para aventurës së tij në Europë, Evanilson mendoi të hiqte dorë nga futbolli pas vdekjes së papritur të nënës së tij, Madalena.
“Ai më të vërtetë i paketoi të gjitha dhe dëshironte të largohej nga futbolli”, tha Jose Neto, trajneri i tij i parë për MaisFutebol.
“Ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe bota e Evanilson u përmbus. Ai e la futbollin për një kohë. Fatmirësisht ai gjeti forcën dhe dhimbjen e shndërroi në forcë për t’u rikthyer”.