Kush është miliarderi indian që u përfol se është në lidhje me Agnesa Vuthajn
Chetan Sandesara, indiani, që sipas mediave kosovare është burri që i ka rrëmbyer zemrën modeles shqiptare Agnesa Vuthaj, vetëm pak muaj më parë vuri në ping-pong institucionet shqiptare bashkë me të vëllanë.
Chetan dhe Nitin Sandesara, janë në kërkim ndërkombëtar për një skandal financiar që kap vlerën e 725 milionë dollarëve, skandal, i cili u publikua në muajin shkurt të vitit 2019.
Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri.
Por e vërteta ishte krejt ndryshe.
Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri. Ata kishin marrë në shtetetësinë shqiptare, ndërkohë që ishin në kërkim ndërkombëtar.
or skandali nuk mbaron me kaq, pasi një prej vëllezërve që është në kërkim ndërkombëtar, Nitin Sandesara, rezultoi të ishte dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.
Për nënshtetësinë dhe për emërimin e njërit prej indianëve si konsull nder, reaguan edhe institucionet shqiptare. Të dy institucionet shpreheshin se kishin vepruar sipas procedurave, duke mos ditur se vëllezërit ishin në kërkim ndërkombëtar. Si në reagimin e Metës dhe në atë të Bushatit thuhet se janë bërë verifikimet përkatëse dhe më pas ka vijuar procedura.
Më 22 mars të vitit që lamë pas, u arrestua edhe kunati i dy vëllezërve indianë Sandesara, Hiteshkumar Patel. Shqipëria i dha azilin politik këtij të fundit, në fund të muajit nëntor, duke i mbyllur përfundimisht rrugën palës indiane për dorëzimin e tij.
Sot, Chetan Sandesara u publikua nga mediat kosovare si mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën modeles shqiptare, Agnesa Vuthaj. Si të mos mjaftonin bizneset e shumta në Shqipëri, inidani miliarder ka vendosur të ‘marrë me vete’ edhe një vajzat e më të bukura./dosja.al