Kush është miliarderi indian i Agnesa Vuthajt dhe pse Kosova mund t’ia shoh hairin

Kush është miliarderi indian i Agnesa Vuthajt dhe pse Kosova mund t’ia shoh hairin

Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj duket se është në lidhje dashurie me miliarderin indian me vendbanim në Nigeri, Chetaan Sandesara, sipas revistës që merret me këto çështje, Magazina.al. 

Znj.Vuthaj dëgjohet në një video duke thënë “thuaj diçka” në anglisht pas së cilës miliarderi thotë “Tung, si jeni?”, përcjell Periskopi.

Ish vajza më e bukur në Kosovë nuk e ka konfirmuar ende një lajm të tillë.

Biznesmeni në fjalë është akuzuar në vendin e tij, Indi, për shpëlarje parash dhe mashtrim por më herët ishte takuar edhe me kryeministrin tonë, z.Ramush Haradinaj. Megjithatë, bizneset e tij nuk dalin aq të pastra.

Periskopi kishte gjetur se në shtator të vitit të kaluar, Cheetan Sandesara bashkë me vëllain e tij Nitin Sandesara akuzoheshin për mashtrim të një konsorciumi bankash për më shumë se 5 mijë krore (valutë afrikane).

Byroja Qendrore e Investigimeve i kishte kërkuar informacione Interpolit të Nigerisë për familjen Sandesaran që besohej se po fshiheshin diku në vendin afrikan

Në qershor, direktorati i forcave të ligjit u kishte konfiskuar një pasuri prej 4 mijë e 700 kroreve të Sterling Biotech Limited, ndërsa po investigonte në rastin e shpëlarjes së parave.

Përgjatë këtyre hetimeve, u lëshuan urdhër-arreste për shumë persona, përfshirë edhe Nitin Sandesaran.

Po ashtu, mësohet  se për Sandensarat ishte lëshuar edhe urdhëri i ekstradimit nga Nigeria e më pas Italia për në Indi, e që iu kishin shmangur thirrjeve për nisjen  e hetimeve.

Vëllezërit Sandesara kanë udhëhequr me një numër të madh kompanish, duke filluar në vitet ’80 me një të çajit.  Fitimet më të mëdha i kishin nga eksplorimi i naftës dhe gazit në Nigeri.

Kryeministri Ramush Haradinanaj vazhdimisht fton investitoret e huaj që të hapin bizneset e tyre në vendin tonë, duke thënë se Kosova është adresë e duhur dhe krijon kushte të mira.

‘’Kosova është adresa e duhur për investitorët e huaj. Qeveria ka punuar në vazhdimësi që të krijoj kushtet më të mira për investimet direkte. Tani me ligjin e ri dhe me progresin e bërë në shumë fusha, është krijuar klimë e mirë për partneritet të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik me investitorët serioz”, ka thënë së fundmi Haradinaj.

Gjatë vitit 2018, investimet e huaja kishin shënuar rënie të madhe. Vetëm në  pesë mujorin e parë të vitit të kaluar, kishte pasur rënie prej hiç më pak se për 34 për qind. Njohësit e çështjeve ekonomike kishin thënë  se rënia e investimeve ekonomike ka ndodhur për shkak të mos stabilitetit politik në vend dhe për shkak të ngecjeve në realizimin e projekteve të mëdha.

Sidoqoftë, ekonomia e Kosovës mund t’ia shohë hairin lidhjes së re të dashurisë të znj.Vuthaj, 34 vjeçare, me biznesmenin 57 vjeçar. Kjo qoftë me anë të konsumit më të madh të znj.Vuthaj në ekonominë kosovare, por sidomos nëse çifti vendos të bëj ndonjë investim milionësh.

 

Shpërndaje në: