Kush është lojtari më i ri që do të luajë në Kupën e Botës e që vëllai i tij paraqitet për Ferizajin në Superligë?
Nesër dhe zyrtarisht fillon Kupa e Botës, Katari 2022.
Tashmë gjitha Kombëtaret kanë arritur në Katar dhe janë akomoduar para ndeshjeve të mëdha që i presin, shkruna Periskopi.
Në mesin e Kombëtareve të mëdha pjesëmarrëse për këtë botëror është edhe Gjermania.
Kështu, Kombëtarja gjermane do të përfaqësohet nga 7 lojtarë të Bayernit, por do të mbajë rekordin për lojtarin më të ri të këtij Botërori e që bëhet fjalë për sulmuesin e Dortmundit, Youssoufa Moukoko i cili është vetëm 17 vjet e 363 ditë.
Por e veçanta e gjithë kësaj është se Moukoko e ka vëllain, Borel Moukoko i cili luan për skuadrën nga Superliga e Kosovës në futboll, Ferizajin.
Borel ka firmosur me Ferizajn me 31 gusht të vitit 2022 është 22 vjeçar dhe luan mbrojtës i majtë.
Ai këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje me Ferizajn në Superligë.
Ndryshe, Kupa e Botës përfundon me finalen e madhe të 18 dhjetorit./Periskopi/