Kush është fajtori në një lidhje. Shenjat që tregojnë se jeni ju!

Kush është fajtori në një lidhje. Shenjat që tregojnë se jeni ju!

Nëse ke një varg marrëdhëniesh të dështuara, është e lehtë të ndihesh sikur ke zgjedhur thjesht partnerët e gabuar. Por, nëse po kuptoni se jeni duke luftuar seriozisht për të mbajtur një marrëdhënie të gjallë, mund të keni më shumë mundësi që të gjeni gabimin tek vetja.

Insider i kërkoi Jonathan Bennett-it, një këshilltar dhe autor i faqes “Njeriu popullor”, disa këshilla për të identifikuar disa shenja që mund të jenë pjesë e problemit në marrëdhëniet tuaja të dështuara.

Ju nisni gjithmonë “luftën”

Nxjerrja në pah e ndjenjave tuaja është diçka e shëndetshme, ndaj fillimi i disa zënkave me partnerin nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Por, nëse jeni ju i pari që filloni gjithmonë i vetëm “luftën”, atëherë këtu ka një problem të madh. “Nëse shumica e luftimeve dhe mosmarrëveshjeve ndodhin për shkak të fjalëve ose veprimeve tuaja, është një shenjë se ju jeni problemi në marrëdhënie”, tha Bennett. “Ju ndoshta duhet të shikoni brenda vetes dhe të kërkoni pse jeni ai që filloni shumicën e konfliktit”, vijoi ai.

Keni mbyllur komunikimin

Nëse konstatoni veten duke qëndruar i heshtur ose duke u larguar vazhdimisht nga partneri gjatë diskutimeve apo debatit, atëherë ju po shfaqni një sjellje disi vrasëse të raportit në çift. “Komunikimi është jetik për një marrëdhënie që të ketë sukses. Megjithatë, nëse nuk përpiqeni të komunikoni me partnerin tuaj ose, më keq, në mënyrë aktive të mbyllni komunikimin, ju jeni një pjesë e madhe e problemit. Kjo do të thotë që çështjet që pengojnë marrëdhënien tuaj nuk do të zgjidhen kurrë në mënyrë të shëndetshme”. Dhe kjo nuk ka të bëjë detyrimisht me situatat problematike. Nëse nuk i shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të shëndetshme në çdo rast ose nuk i shprehni aspak, ju mund të keni probleme serioze në raportin në çift.

Ju nuk jeni kujdesur për raportin në çift

Nëse nuk e gjeni veten të interesuar ndaj dikujt me të cilin tashmë keni krijuar një raport, atëherë kjo është shenja e parë e një problemi të madh. “Marrëdhëniet e suksesshme, si të gjitha gjërat e mira në jetë, kërkojnë punë dhe përpjekje të mëdha. Nëse e dini që nuk po përmbushni nevojat e partnerit tuaj dhe nuk mund të grumbulloni energji për të punuar për veten ose marrëdhënien, atëherë jeni një arsye e madhe se pse marrëdhënia nuk po funksionon”, tha Bennett për Insider.

Shpërndaje në: