Kush është FAJTORI kryesor i ftohjes – moti i ftohtë apo shtëpia e ngrohtë?
Edhe krahas të gjitha përgatitjeve imunologjike, ashtu si çdo prind në stinën e dimrit patjetër duhet të përgatiten për dhurata, rrëshqitja në borë dhe hundët me qurra të cilat “na vijnë sikur në paket” me sëmundjen e pashmangshme.
Mirëpo, ajo që është interesante është se madje edhe në viset e ngrohta në periudhën e dimrit shfaqet numër i shtuar i ftohjeve virusale, transmeton Telegrafi.
Natyrisht, nuk mund ta shpërfillim faktin që ftohjet që kanë të bëjnë me motin dhe ajrin e ftohtë vërtet mund të lidhen me ftohjet e shpeshta, por shkencëtarët vërtet nuk kanë përgjigje të saktë përse kjo ndodh kështu.
Ajo që është me siguri e saktë është se çdo organizëm nën llojin e caktuar të stresit, ka gjasa t’i ekspozohet ftohjes, nëse nuk ka kohë që të përgatitet për ndryshim të motit, përkatësisht nëse ndryshimi i motit ka ndodhur në mënyrë drastike.
Mirëpo, pos ajrit të ftohtë, më i keqi është vetëm ai i ngrohti dhe lokali i paajrosur, aq më parë nëse në të qëndrojnë shumë fëmijë të cilët nuk dinë të vënë dorën tek goja kur teshtijnë dhe kolliten dhe prandaj u ekspozohen bacileve.
Pikërisht për shkak të këtyre gjërave, sado që të duken të pamundshme, imuniteti i fëmijëve është diçka që duhet t’i kushtohet kujdes. Sepse pikërisht me rastin e ndryshimeve të vrullshme të temperaturave apo me rastin e ekspozimit të infeksioneve në lokale të mbyllura, imuniteti është linja e parë e mbrojtjes.
Prandaj, për forcim të imunitetit te fëmijët më së shpeshti rekomandohet marrja e preparateve me efikasitet të konfirmuar klinik kundër ftohjeve dhe infeksionet të fëmijëve.
Këto preparate, në mënyrë natyrale forcon imunitetin e fëmijëve, mirëpo u preferohet edhe fëmijëve të moshave parashkollore dhe shkollore, posaçërisht atyre të cilët shpesh rrezikohen nga infeksionet respiratore. /Telegrafi/