Kush është Daniele Orsato, gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në takimin Argjentinë – Kroaci
Nesër zhvillohet gjysmëfinalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Messi me ekipin e tij do të mundohet që të jap më të mirën nga kjo ndeshje dhe të kualifikohet në finalen e madhe, shkruan Periskopi.
Kështu, gjyqtari i kësaj ndeshje do të jetë italiani, Daniele Orsato.
Kush është Orsato që i’u është besuar një ndeshje kaq e madhe dhe e rëndësishme?
Orsato u bë gjyqtar i FIFA-s në vitin 2010. Ai ka shërbyer si arbitër në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2012.
Orsato drejtoi ndeshjet e fazës së grupeve në garat e vitit 2012–13 , 2013–14 dhe 2014–15 të UEFA Champions Leagu.
Në vitin 2016, Orsato gjykoi ndeshjen e raundit të 16-të ndërmjet PSV Eindhoven dhe Atlético Madrid në UEFA Champions League 2015–16.
Më 14 mars të vitit 2017, Orsato gjykoi ndeshjen e raundit të 16-të midis Leicester City dhe Sevilla në Ligën e Kampionëve UEFA 2016–17.
Më 1 korrik të vitit 2018, Orsato u emërua gjyqtar në VAR për ndeshjen e Kupës së Botës FIFA 2018 midis Kroacisë dhe Danimarkës.
Më 12 shkurt 2019, Orsato gjykoi ndeshjet e para të raundit të 16-të ndërmjet Manchester United dhe PSG në UEFA Champions League . Ai dha 10 kartonë të verdhë (6 për Manchester United dhe 4 për PSG ) dhe përjashtoi Paul Pogba në minutën e 89-të.
Orsato gjykoi finalen e UEFA Champions League të vitit 2020 mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Ai gjithashtu arbitroi ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së UEFA Champions League 2021 midis Chelsea dhe Real Madrid.
Në vitin 2020, Orsato u vlerësua nga IFFHS si gjyqtari më i mirë i atij viti kalendarik.
Më 20 nëntor 2022, Orsato u caktua si gjyqtar për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës FIFA 2022 midis nikoqirëve Katar dhe Ekuadorit./Periskopi/