Kush është atleti i ri që po i then rekordet e Usain Bolt në shtegun 100 metra

Kush është atleti i ri që po i then rekordet e Usain Bolt në shtegun 100 metra

Nuk është hera e parë që dëgjohet, ku thuhet se trashëgimtari i Usain Bolt është gjetur. Gjithmonë shpresohet prania e një atleti të ri, i aftë për t’u bërë mbreti i shpejtësisë.

Tani, një emër i ri është shfaqur si pasardhësi i mundshëm i xhamjakanit, shkruan Periskopi.

Sprinteri botsvanez Letsile Tebogo sapo ka ruajtur titullin e tij të Kampionatit Botëror U20 në Cali. Ai vendosi një rekord të ri botëror duke shënuar 9.91 sekonda, tre të qindtat e sekondës nga rekordi i tij i vendosur në Kampionatin Botëror të fundit në Eugene (9.94), ku arriti në gjysmëfinale.

Krahasimi me Bolt shkon përtej performancës së tij. Gjestet e tij në pistë të kujtojnë Xhamajkanin.

Në gjysmëfinale, ai ia nguli sytë afrikano- jugorit Benjamin Richardson ndërsa vraponte.

Imazhi nuk kaloi pa u vënë re. Shumë kujtuan atë të Bolt dhe Andre De Grasse në gjysmëfinalen olimpike në Rio. World Athletics i postoi menjëherë të dyja fotot në rrjetet e tyre sociale.

Shpërndaje në: