Kush e vrau social-demokracinë evropiane?
Social-demokracia, forca më ndikuese në politikat evropiane për dekada, po vdes. Pasojë e kësaj vdekjeje mund të jetë fragmentimi, instabiliteti dhe paraliza politike.
Në muajt e fundit, partitë social-demokrate janë lënë pa pushtet në Republikën Çeke, Austri, Francë dhe Holandë.
Të dielën, Partia Demokratike e Italisë është e mundur të marrë rezultat të dobët në zgjedhjet kombëtare, duke përfunduar prapa koalicionit të djathtë të ish-kryeministrit Berluskoni dhe Lëvizjes anti-establishment 5star. Mes 28 vendeve anëtare të BE-së, mbeten vetëm Malta, Rumania, Sllovakia dhe Suedia nën një lidership social-demokrat.
Ndërkohë, anëtarësia e Partisë Social-Demokrate Gjermane [SPD] që dikur ishte forcë dominante, ende po rimëkëmbet nga kollapsi turpërues në zgjedhjet e shtatorit, duke votuar për një koalicion tjetër të madh me konservatorët e Angela Merkelit.
Është një vendim “keq nëse e bëni, keq nëse s’e bëni”. Oponentët frikësohen se lëvizja vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e partisë. Mbështetësit po e bëjnë një parashikim të ngjashëm: Një votë “Jo” më së mundshmi do të çonte vendin në zgjedhje të reja ku ata do të merrnin një rezultat edhe më të keq.
Që nga Lufta e Parë Botërore, social-demokracia ka qëndruar, bashkë me qendrën e djathtë, si një nga dy shtyllat e demokracisë evropiane. Është një rënie, e shoqëruar me rritjen e madhe të populizmit edhe te e majta edhe te e djathta, që mund të lë politikën e kontinentit në një gjendje jostabile e të paparashikueshme.
Në disa vende, përfshirë Gjermaninë, demisa e social-demokracisë mund të çojë në një rend njëpartiak de facto, me një parti dominante në qendër që iu bën ballë më të voglave në skaje.
Margjinalizimi i social-demokracisë poashtu mund të ketë reperkusione të thella për BE-në dhe institucionet e saj, ku dy partitë më të mëdha i kanë marrë vendimet për dekada në një koalicion të madh, jozyrtar e të vazhdueshëm.
“Rruga e tretë”
Stuhia e fundit e humbjeve elektorale ka hedhur krizën e lëvizjes në një lehtësim të beftë, megjithëse zvarritja e ka rrënuar për shumë kohë. Shumë e fajësojnë krizën ekonomike dhe financiare që filloi më 2008 dhe i zuri qeveritë të papërgatitura. Por ndërsa rezistenca ndaj austeritetit e ushqeu rënien e social-demokracisë, rrënjët e së keqes duhen kërkuar shumë më herët.
“Dobësimi i së majtës politike ka qenë duke u krijuar shumë kohë më parë,” argumentoi Jan Rovny, një politolog në Sciences Po në Paris. “Është shkaktuar kryesisht nga ndryshimet strukturore dhe teknologjike që e kanë tjetërsuar fytyrën e shoqërive evropiane, i kanë ndryshuar tiparet e kontinentit dhe i kanë dhënë një forcë të ripërtrirë politikave identitare.”
Disa besojnë që koha e liberalizimit ekonomik që pasoi rënien e Murit të Berlinit mbolli farat e rrënimit të socialdemokracisë.
Ajo ishte koha e politikave të “Rrugës së tretë” që u promovuan nga laboristi Tony Blair dhe kancelari nga SPD-ja Gerhard Schroder. Këta të dy ishin të bindur se social-demokracisë i vyente një reformim modern, posaqërisht duke u bërë më miqësor me tregun. Partitë e tjera evropiane e ndoqën rrugën e tyre.
Disa e panë lëvizjen jo si ripërtritje por si tradhti. Pas shumë dekadash të të qenët të strehuar në kokunet e ngrohta të shteteve të pasluftës në Evropë, puntorët e gjetën veten të ekspozuar ndaj tregut të ashpër global.
Gjermania, vendlindja e social-demokracisë, e thjeshtoi lëvizjen. “Agjenda 2010,” e Shroderit, një set reformash që i hoqi shumë prej beneficioneve sociale që gjermanët i merrnin si të garantuara, e ndau partinë dhe i humbi zgjedhjet më 2005.
Që prej atëherë SPD-ja nuk e ka udhëhequr asnjëherë qeverinë. Më 1998, partia i mori më shumë se 40% të votave. Shtatorin e kaluar, i ka fituar vetëm 20.5%. Baza tradicionale më e madhe e SPD-së ka rrëshqitur në Die Linke, një lëvizje e të majtës ekstreme. “SPD-ja kurrë nuk e kapërceu traumën e Agjendës 2010,” tha Albrecht von Lucke, një shkrimtar dhe politolog i njohur gjerman.
Viktimë e suksesit të saj
Atëherë, si tash, pyetja është se çfarë mund të kishte bërë social-demokracia më ndryshe.
Megjithëse kritikët janë të shpejtë në fajësimin e Schroderit dhe Blairit, shumica e ekonomistëve të kohës thonë që Evropa ishte bërë më jokompetitive dhe e mbingarkuar me borxh. Konsensusi: ekonomia rishikohet dhe buxheti shkurtohet.
Pak njerëz thanë që mbështetja në deficitetet spirale për të financuar shtetet e mirëqenies ishte e qëndrueshme. Edhe më pak panë rreziqe të brendshme në përqafimin e tregut.
Që ta themi thjeshtë, prosperiteti po e vret socialdemokracinë.
“Njerëzit nuk shohin ndonjë dallim të madh mes partive të mëdha më” – Kevin Kuehnert, SPD
Idealet themelore të lëvizjes – një shtet gjeneroz i mirëqenies me shëndetësi, edukim dhe pensione për të gjithë – është arritur qëmoti, duke i ndihmuar evropianët të kalojnë nga proletariatë në klasë të mesme. Në shumë vende sot, një socialdemokrat i rëndomtë është po aq e mundur të ketë jakë të bardhë sa të kaltër.
Për më shumë, teknologjia e ka ndryshuar përjetësisht natyrën e punësimit. Unionet e puntorëve industrial – dikur bërdhama e partive social-demokrate – janë zhdukur, duke e lënë lëvizjen që t’i ndjekë antarët e klasës së mesme.
Si rezultat, social-demokracia e ka humbut ‘raison d’etre-në e saj. Në fushatën gjermane partia nuk mundi të gjente një temë qëndrore, duke u vendosur më së fundi te ajo e ‘drejtësisë’. Për shumë njerëz, sllogani tingëlloi bezdisës.
“Të gjitha partitë janë pro-evropjane. Ku është profili i fortë?”
Kuehner dhe të tjerë majtistë të SPD-së duan që partia të bëj më shumë për t’i rritur pagat e atyre që marrin pak, për nënat që punojnë dhe të tjerë të ngjashëm. Por në kohën e një zhvillimi të hovshëm ekonomik dhe të rënies së papunësisë, audienca për një gjë të tillë është e vogël.
“Kthimi në të djathtën”
Dhe është një fushë e mbushur. Përgjatë viteve politikat centriste të social-demokracisë e kanë fascilituar rritjen e çdo numri të partive të majta, nga lëvizjet progresive si të Gjelbrit te grupet populiste si Podemos në Spanjë, të cilat votuesit nuk i kanë dashur. Ky fragmentarizim tregon pse një anim kah e majta i social-demokracisë, siç ndodhi me Laboristët në MB me Jeremy Corbynin, nuk funksionon në shumicën e vendeve.
Dhe rrezik edhe më i madh është e djathta ekstreme. Në vende të tilla si Franca dhe Austria, social-demokratët i kanë dhënë shtytje ngritjes së populistëve të djtathtë. Mbështetja e social-demokracisë për azilin gjeneroz dhe rregullat e imigracionit është e shkruar në ADN-në e lëvizjes internacionaliste. Por është një poizicion që shumica e socialdemokratëve nuk e mbështesin.
Fluksi konstant i imigrantëve në dekadat e fundit i shoqëruar me krizën e refugjatëve në Evropë i ka shkurajuar shumë votues që marrin paka të vogla. Ndërsa disa brengosen se mos i humbin punët e tyre nga puntorë më të lirë, të tjerë shqetësohen për impaktin që do të kenë në kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar.
Partitë si Fronti Nacional dhe Alternativa për Gjermaninë ushqehen me frikëra të tilla. Socialdemokracia ende duhet të gjejë një strategji të suksesshme për të sulmuar një sentiment të tillë.
“Ne po shohim një kthim nga e djathta, për të cilën partitë e majta nuk kanë përgjigjje,” tha von Lucke.
Sukseset e fundit të politikanëve karizmatikë si Emmanuel Macroni në Francë apo Sebastian Kurzi në Austri i kanë dhënë rritje shpresës për socialdemokratët evropianë, që pavarësisht sfidave që mund të ndeshim, një personalitet i drejtë mund t’ia dalë.
Mateo Renzi në Itali tregon se kjo nuk është e mundur. Dikur i celebruar si e ardhmja e socialdemokracisë Evropiane, ylli i Renzit ka perënduar.
Renzi i fitoi më shumë se 40% të votave më 2014 me premtimin se do të ringjallte ekonominë stagnuese të Italisë. Shumë italianë shpresuan për një rikthim në ditët e arta të dikurshme.
Nuk ishte e shkruar. Partia e tij demokratike dështoi t’i mbante premtimet ekonomike. Megjithëse ekonomia u përmirësua paksa, shumica e italianëve nuk i ndjejnë benefitet.
Nën shikimin e kujdesshëm të BE-së dhe të Bankës Qëndrore Evropiane, qeveria nuk mund thjesht të harxhojë mënyrat për zgjidhjen e problemeve siç e ka bërë në të kaluarën.
Si në vende tjera të Evropës, votuesit e frustruar në Itali do të dynden te populistët. PD-ja e Renzit pritet t’i marrë më pak se 20% të dielën. Shanset e saj që të ketë ndonjëfarë roli në qeverinë e ardhshme varen nga mundësia e Silvio Berlusconit për të marrë mjaftueshëm vota sa të formojë koalicion të madh.
Sidoqoftë, disa observues argumentojnë që e njëjta dridhje globale që e ngjalli krizën në të majtën e qendrës mundet poashtu të provojë vlerat e saj si forcë politike.
“Ende ka një rol për social-demokracinë në Evropë,” insistoi Michael Broening, analist me Friedrich-Ebert-Stiftung, një fondacion i mbështetur nga SPD-ja gjermane.
“Problemi është që partitë socialdemokrate kanë harruar si të mobilizohen.” Shtoi ai. “Sapo të zbulojnë sesi ta bëjnë atë gjë, ka ende shumë për të bërë.”
Përktheu: Periskopi