Kush e porositë tani Land Cruiserin e ri do ta marrë pas plot 1460 ditëve
Tani prodhuesi japonez e ka konfirmuar këtë gjë, dhe në uebfaqen e vet ka publikuar këtë informatë, bashkë më kërkimfaljen.
“Ju falenderojmë që e keni zgjedhur automjetin tonë. Land Cruiser është pranuar shumë mirë në Japoni dhe në gjithë botën, andaj edhe ju kërkojmë falje të sinqertë që pas prositjes do të duhet mjaft kohë deri në pranimin e modelit tuaj të Land Cruiser. Sinqerisht kërkojmë falje për këtë gjë. Nëse e bëni porosinë tani, koha deri në pranimin e modelit mund të shkojë deri në katër vjet. Do të japim gjithçka nga vetja për ta shkurtar klohën e dërgesës për blerësit tanë. E vlerësojmë mirëkuptimin tuaj rreth kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim.