Kush e përmendi rastësinë? Ministri i Sportit Çeko bën reagim të përçudshëm pas fitores së Nora Gjakovës

Kush e përmendi rastësinë? Ministri i Sportit Çeko bën reagim të përçudshëm pas fitores së Nora Gjakovës

Ministri i Rinisë, Sporteve e Kulturës, Hajrulla Çeko ka bërë një postim në profilin e tij në Faceboko për suksesin madhor të Nora Gjakovës në Olimpiadën e Tokios.

Ai u kritikua paraprakisht për mungesën e reagimit ose reagimin e vonë për medaljen e parë olimpike të artë që u fitua nga Distria Krasniqi.

Dhe, sërish z. Çeko i doli vonë gjumi. Ai reagoi vetëm disa orë pas fitores së znj. Nora Gjakova në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë për t’i dhënë Kosovës edhe medaljen e dytë olimpike, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, në reagimin e Çekos që erdhi para disa minutash, shkruhet edhe një fjali mjaft e çuditshme që konteston suksesin e znj. Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rios më 2016.

“Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi.” – shkruan ai, pa bërë referencë me ndonjë deklaratë të ndokujt që e konsideron rastësi suksesin e Kelmendit, e cila i ka fituar edhe 45 medalje tjera përveç medaljes së artë në Rio. Përveç kësaj, Kelmendi ishte dy herë kampione e Evropës dhe dy herë tjera kampione e Botës para se të bëhej edhe kampione olimpike.

Kush e përmendi rastësinë, z. Çeku?

Statusi i plotë:

Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë.

Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.

I falenderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Shpërndaje në: