Kush e fiton Premierligën? Çfarë thonë parashikimet
Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së 38-të dhe të fundit në Premierligë për sezonin 2021/22.
Padyshim se e gjithë vëmendja do të jetë te Manchester City dhe Liverpooli, dy skuadrat që janë në garë për titullin e kampionit.
Kampioni në fuqi do të luajë me Aston Villan në “Etihad Stadium”, teksa “Të Kuqtë” në “Anfield” e presin Wolvesin.
Sipas sajteve që merren me parashikime dhe kuotat e basteve, shanset që Manchester City ta marrë sërish titullin janë 85.7%.
Vetëm 15.4% të shanseve janë dhënë për Liverpoolin.
Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është lidere në tabelë me 90 pikë, kurse skuadra e Jurgen Kloppit është e dyta me një pikë më pak.