Kush do ta udhëheq Agjencinë që u përcoll me skandalet e granteve gjatë këtij viti? Dikur punonte depoist, sot Peci e përzgjedhi si drejtor në AZHB

Kush do ta udhëheq Agjencinë që u përcoll me skandalet e granteve gjatë këtij viti? Dikur punonte depoist, sot Peci e përzgjedhi si drejtor në AZHB

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, nga sot është me drejtor të ri. Sot, ne mbledhjen e Qeverisë është zgjedhur, Luan Sylaj, në pozitën e drejtorit në AZHB. Ministri Peci, në fjalën e tij nuk hezitoi të thur lavde për z. Sylaj. Por, ndryshe tregon CV-ja e siguruar nga Periskopi për drejtorin e ri të AZHB’së.

Enis Rrustemi, Periskopi

Sipas kësaj CV, z.Sylaj ka shërbyer në sektorin e magazinës (depo) të një kompanie me emrin “Ecolog”.

CV_Luan-Syla-AL

Ai ishte punësuar aty në vitin 2017. Në aktivitetet dhe përgjegjësitë të cilat i janë dhënë
z. Sylaj thuhet se do t’i

  • Mbikëqyr dhe koordinon përpunimin e duhur të kërkesave për blerje, blerje
    porositë, raportet e pranimit, kërkesat e inventarit të zbatueshme për artikujt e mirëmbajtur;
  • Ofron të dhëna të sakta, aktuale të inventarit për vendimet e blerjes;
  • Mban inventarët në nivele optimale për të parandaluar investimet e pakta ose të tepërta në inventar;
  • Mbikëqyr dhe koordinon marrjen e inventarit fizik periodik;
  • Verifikon llogaritjet klerikale kundrejt numrit fizik të stoqeve dhe rregullon gabimet në llogaritje;
  • Përgatit raportet e bilancit të inventarit, mungesave, sipas nevojës;
  • Korrespondon me shitësit në lidhje me pyetjet në lidhje me mallin e porositur;
  • Mbikëqyr dhe koordinon disbursimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve;
  • Mbikëqyr punën e kryer nga personeli mbështetës;
  • Organizoni dhe auditoni inventarin, pranimet, kthimet dhe praktikat e ruajtjes.

Pra, nga pozita që dikur mbante në depon e kësaj kompanie, ministri Peci ‘e gëzoi’ me një pozitë të lartë në njërën nga agjencitë më të rëndësishme të MBPZHR’së, atë të zhvillimit të bujqësië (AZHB).

Vitin e fundit, skandale të mëdha e kanë përcjellur këtë Agjenci lidhur me përfituesit e granteve dhe subvencioneve për të cilën Periskopi ka raportuar vazhdimisht rreth tyre.

Për emërimin e Luan Sylajt, rreth dy muaj më parë kishte ngritur shqetësimin edhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu.

Musliu shkruante për siç thoshte ajo, “konkurset e kurdisura në Ministrinë e Faton Pecit”.

Sipas deputetes Musliu, nga 12 sa kishin aplikuar për pozitën e drejtorit në AZHB, vetëm dy prej tyre janë zgjedhur si kandidatë – Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri.

Për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë përzgjedhur vetëm dy kandidat nga 12 sa kishin aplikuar në fillim, Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri (këshilltar i Faton Pecit).
Këshilltari i Faton Pecit, Mentor Tahiri para dy-tri jave është emreuar Drejtor për BE dhe Rajon në MPJD të bashkëkryetarja e Faton Pecit Donika Gervlla, kështu qe urime Luan Sylaj! Me kordinim e politizim konkurset e kurdisura vazhdojne”, shkruante Ganimete Musliu.

 

Ministri Peci angazhon 26 konsulentë përmes prokurimit, buxhetit shtetit do i kushton afro 500 mijë euro / DOKUMENT

Shpërndaje në: