Kusari thirrje partive politike: Përfshini në program hapat që të do ndërmerrni për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka ndarë një lajm jo të mirë për lirinë e mediave dhe shprehjes.
Kusari, përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosova nuk shquhet më në rajon si Kampione e Lirisë së Medias dhe Shprehjes.
Ajo, u ka bërë thirrje partive politike që në programin e tyre ta inkuadrojnë edhe këtë çështje për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë.
Postimi i plotë:
Liria e mediave dhe e shprehjes është përkeqësuar dukshëm dhe vendi ynë nuk shquhet më në rajon si Kampione e Lirisë së Medias dhe Shprehjes.
Partitë politike duhet të shfrytëzojnë momentumin që në programin e partive të tyre politike t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë hapave që të do ndërmarrin për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë.
Personalisht, nga programet politike që do të shpalosen, këtë pjesë jam duke e pritë me padurim.