Përpjekjet e pushtetit për kontrollin e mediave, Kusari: BE ia paska japë Qeverisë një shuplakë të rëndë ftyrës

Përpjekjet e pushtetit për kontrollin e mediave, Kusari: BE ia paska japë Qeverisë një shuplakë të rëndë ftyrës
Juristja për media, Flutura Kusari ka reaguar pas publikimit të raportit të progresit për Kosovën 2024, duke thënë se është shumë kritik në fushën e lirisë dhe shprehjes, shkruan Periskopi.

Kusari vlerërsoi se Bashkimi Evropian i ka dhënë shuplakë të rëndë Kosovës.

“”Sidoqoftë, kjo është ndërlidhur me zhvillimet të cilat janë përceptuar si përpjekje e qeverisë për të ushtruar kontrollë në media”.
Mua nuk më kujtohet që ndonjëherë raporti i progresit e ka shkruar specifikisht për përpjekje për kontrollë të mediave nga qeveria, sdq do t’i krahasoj raportet ndër vite për t’u siguruar”, ka shkruar Kusari.

Postimi i plotë:Jam tu e lexu pjesën për lirinë e shprehjes të raportit të progresit për Kosovën 2024 dhe ndërkohë e përkthej dhe e ndaj me të interesuarit.
Nga ajo që po lexoj, Bashkimi Europian ia paska japë Kosovës një shuplakë të rëndë ftyrës me këtë fjali:
“However, this was coupled with developments perceived as attempts by the government to exercise control over the
media.”
“Sidoqoftë, kjo është ndërlidhur me zhvillimet të cilat janë përceptuar si përpjekje e qeverisë për të ushtruar kontrollë në media”.
Mua nuk më kujtohet që ndonjëherë raporti i progresit e ka shkruar specifikisht për përpjekje për kontrollë të mediave nga qeveria, sdq do t’i krahasoj raportet ndër vite për t’u siguruar.
Raporti qenka tejet kritik në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Shpërndaje në: