Kusari pasi media boshnjake e fshiu emrin e Periskopit nga lajmi i rremë: RTK sonte duhet të kërkoj falje
Juristja e mediave Flutura Kusari ka reaguar pasi media boshnjake “Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa asnjë bazë akuzonte median Periskopi dhe Nacionale për gjoja të financuara nga Serbia, lajm ky që ishte dhënë edhe në lajme qendrore të RTK-së.
Kusari përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se RTK sonte duhet të kërkoj falje ndaj mediave dhe publikut për dezinformim.
Postimi i plotë:
Media boshnjake qe ka dezinformu per kinse kontrolle te mediave te Kosoves nga Serbia e ka fshire ate pjese te lajmit, pas njoftimit per padi. Kjo i ven vule faktit qe informata ka qene e rreme dhe e pambeshtetur ne fakte.
Mbi kete baze, RTK sonte duhet te:
1. Njoftoje lexuesit qe e largon lajmin nga te gjitha platformat
2. Kerkoj ndjese ndaj mediave dhe publikut per dezinformim
3. Marre masa ndaj personave qe e kane orkestruar dhe zbatuar publikimin e dezinformates
4. Te publikoje raportin qe po e mban sekret pa asnje baze ligjore
A do te ndodhe nje gje e tille?
Dyshoj qe partia e lejon nje gje te tille, por shpresa vdes e fundit 🙂
Nderkohe, mbes ne pritje te njoftimit per mbledhjen e bordit, takimet e te cilit tash po behen ne menyre sekrete si me qene takime me tema te sigurise kombetare. 😂💔