Kusari-Lila: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

Kusari-Lila: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka biseduar vetëm një herë me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Ajo ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve të dala dje, duke thënë se kanë qenë të fabrikuara.

“Ajo nuk është bisedë e imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”.

Kusari-Lila këto i deklaroi në një konferencë për media, ku tha se s’ka biseduar ndonjëherë me Radoiçiq dhe Listën Serbe për projektligjin për pagën minimale dhe çështjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

“Disa takime që kanë ndodhur me Slavko Simiq kanë qenë në raport me agjendën legjislative. Asnjë gjykatës i Gjykatës Kushtetuese s’ka kalu. Z. Enver Peci ka kalu pasi ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës. Me ta kemi bisedu për çështjen e ligjit për liritë fetare…”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Kusari: Kam dorëzuar padi ndaj Slavko Simiq, inçizimet janë të fabrikuara

Shpërndaje në: