Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se akoma s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarja të Kuvendit.
Kusari-Lila, para gazetarëve ka thënë se në rast se ka një “opozitë të bashkaur”, do ta trajtojnë me seriozitetin më të lartë dhe do të deklarohen për datën në të cilën do të bëhet shpërndarja e Kuvendit.
“Kërkesë zyrtare për shpërndarje e Kuvendit nuk ka. Është vetëm kërkesa për debatin për tri vjet qeverisje e cila pritet të trajtohet të premten ajo është propozim nga grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët ata kanë propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë për të cilën ne kemi deklaruar se nuk e mbështesim”.
Ajo tutje ka ripërsëritur se si pozitë kanë gatishmëri për zgjedhje.
“Jemi deklaruar si pozitë, që në rast se ka një unitet mes grupeve parlamentare ne i mbështesim asnjëherë s’kemi thënë se kemi frikë nga zgjedhjet. Megjithatë, s’mund ta bëjmë këtë vetëm me njërin grup parlamentar të opozitës”.