Kusari: Konkursi për drejtor në RTK do të dështoj sepse kështu ka planifikuar Lëvizja Vetëvendosje
Flutura Kusari, juriste e mediave, po e përcjell nga afër procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri të RTK-së. Kusari sot ka qenë e pranishme në mbledhjen e bordit të RTK-së, dhe me të dalur nga aty, ka thënë se konkursi për zgjedhjen e Drejtorit të RTK-së do të dështoj, sepse kështu ka vendosur e planifikuar Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo, ka dhënë hollësi të planifikimit të zbatimit të kësaj, duke treguar se si anëtarët e bordit, kanë dashur që ta lënë “me faj”, zyrtarin ligjor, si dhe lojëra të tjera politike që kanë ndodhur gjatë mbledhjes.
Postimi i plotë:
Konkursi për drejtor të RTK-së është konkurs i destinuar të dështojë sepse kështu ka kërku dhe planifiku Lëvizja Vetëvendosje dhe kismet me ndihmen e anëtareve dhe disa anëtarëve të bordit do t’ia dalin.
Anëtarët e mbetur të bordit janë në pozitë të mjerë: duhet të anulojnë konkursin por në mënyrë të tillë që të mos dallohet shumë publikisht dhe të mos ekspozohen se në çfarë niveli kanë rënë.
Kështu, sonte vendosën me e shty vendimin se a duhet të hapen zarfat pasi iu dështoi plani i dobët i ngulitjes së përgjegjësisë zyrtarit ligjor. Për dështimin e tyre për t’i hapur zarfat me kohë, pra tri ditë pas mbylljes së konkursit, disa anëtare të bordit nga frika e ekspozimit publik kërkojshin sonte nga zyrtari ligjor me ju tregu çka me bo dhe kërkonin interpretime. Mbetet e paqartë se për çfarë kërkonin interpretime meqë e ndrronin mendjen sa herë e hapshin gojën me folë.
Zyrtari ligjor ke shume profesional, iu tha: ligji dhe rregullorja është e qartë, është kompetencë e juaja si bord të vendosni dhe duhet të vendosni vetë.
Bordi është duke tentu që kalkulimin politik për dështimin e konkursit për pozitën e drejtorit t’ia veshë kinse zyrtarit ligjor. Kjo forre e lodhtë, ama shumë e lodhtë, tu u thirrë në sundim të ligjit për ta shkelur ligjur është forre e lodhtë.
Anëtari serb Radojica, në pajtim të plotë me dëshirën e pushtetit, propozoi që të anulohet konkursi. Kryetarja nuk deshi ta hedhë në votim për arsyet që ajo i di por edhe ne i dime besoj dhe e kaloi heshturazi duke ia shpërfillur në tërësi propozimin konkret.
Ajo çfarë do të ndodhë është kjo:
Në mbledhjen e radhes, do të ketë prapë blla blla blla, dmth kot kot kot, do të fillojnë akuzat ndaj njëri tjetrit siç nisën sonte, do të fajësohet zyrtari ligjor dhe në fund kur të gjithë të lodhen, do të bëjnë veprimin e ardhshëm të turpshëm – anulimin e konkursit për drejtor sipas urdhërit politik. Nuk mund të ketë proces të drejtë e të ligjshëm e as hapje të zarfave të kandidatëve kur janë shkelë krejt afatet qëllimisht. Pra ka vonim në anulim por nuk ka pshtim ky proces.
Next, disa fjalë rreth raportimeve që i dëgjova sonte…