Kusari ironizon me bordin e RTK’së pas cenzurës me seancën e Kuvendit: Jemi në pritje që të anulohet konkursi për drejtor se qashtu ka vendosë partia
Jusristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari ka reaguar pas cenzurimit që RTK i bëri seancës së Kuvendit të thirrur nga opozita, duke mos e transmetuar në kanalin e parë të saj, shkruan Periskopi.
Kusari përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ironizuar me bordin e RTK’së i cili përbëhet kryesisht nga militantë të VV’së se është në pritje të anulimit të konkursit për drejtor se qashtu ka vendosë partia.
Postimi i plotë:
“Jam ne pritje te reagimit te bordit te RTK nga cenzura qe ka ndodhe sot ne RTK
Hajgare, hajgare 😂
Ne fakt jam ne pritje te mbledhjes se bordit ku do te anulojne konkursin per drejtor te RTK se qashtu ka vendose partia.”
Tutje Kusari shprehu edhe përkrahjen e protestës së opozitës në oborrin e RTK’së, duke thënë se cenzura e frikshme duhet të ekspozohet.
Shkrimi i plotë:
Bravo opozites per protesten dhe reagimin para RTK-se. 👏🏽👏🏽👏🏽
Cenzura e frikshme ne RTK duhet te ekspozohet.
Shpresoj qe opozita organizon seance parlamentare per te diskutuar kapjen politike te RTK-se.