Kurtulus flet pasi refuzoi Kosovën: Është e rrugës ta përfaqësoj Suedinë, jam lindur e rritur këtu

Kurtulus flet pasi refuzoi Kosovën: Është e rrugës ta përfaqësoj Suedinë, jam lindur e rritur këtu

Futbollisti me prejardhje kosovare, Edvin Kurtulus ka folur për herë të parë pasi refuzoi Kosovën dhe vendosi të përfaqësoj Suedinë.

Ish-kapiteni i Kosovës U21 u shpreh se është e rrugës që ai të mbroj ngjyrat e Suedisë, shkruan Periskopi.

“E dua Kosovën, por është e rrugës ta përfaqësoj Suedinë pasi këtu kam lindur dhe jam rritur”, u shprehë ai për “svenskfotboll.se”.

Vendimi i futbollistit s’është pritur aspak mirë në Kosovë, pasi që ai ishte thirrur nga kombëtarja A për ndeshjet e qershorit. /Periskopi/

Shpërndaje në: