Kurtit s’i hapen dyertë në Shtëpinë e Bardh, takohet me ish-banditë të New York’ut

Kurtit s’i hapen dyertë në Shtëpinë e Bardh, takohet me ish-banditë të New York’ut

Kryeministri Albin Kurti është takuar me një ish- banditë, amerikanin me origjinë shqipate, John Alite.

Fotografia e takimit të tyre është publikuar në rrjetet sociale nga ish-mafiozi Alite.

Takimi ka ndodhur në një ngjarje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), vend në të cilin kryeministri Kurti po qëndron në një vizitë zyrtare prej ditësh.

John Alite është një ish-pjesëtar i familjes famëkeqe “Gambino” në Nju Jork.

Alite u dënua në vitin 2008 me dhjetë vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe disa krime të tjera.

Megjithatë, ai mori një dënim të butë për shkak të bashkëpunimit me autoritetet amerikane kundër klanit mafioz për të cilin punonte. Pas gjashtë vitesh në vuajtje të dënimit, autoritetet amerikane e liruan me kusht.

“Familja Gambino” është një bandë e madhe italiane e Cosa Nostra-s në Nju Jork. Alite ishte pjesë e klanit në mes të viteve 1980 dhe fillimit të viteve 2000, nën urdhrat John Gottit.

Në vitin 2004 ai u arratis në Amerikën e Jugut pasi kërkohej për disa vrasje. Brazili ia dorëzoi atë autoriteteve amerikane dy vjet më vonë. /Paparaci.com/

Shpërndaje në: