Kurti udhëton për në ShBA: “Do të ketë takime bilaterale”

Kurti udhëton për në ShBA: “Do të ketë takime bilaterale”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti atje do të ketë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.” – thuhet në njoftim.

Më tej, Kurti do të takohet edhe me diasporën shqiptare në ShBA dhe do të mbajë një ligjeratë në universitetin Yale.

“Gjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje. Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike.” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: