Kurti: Të përkushtuar për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidiale

Kurti: Të përkushtuar për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidiale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Facebook për “kulturocidin” e kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në të 90’at, për çka tha se Kosova “është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”.

Postimi i plotë:

Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale.

Shpërndaje në: