Kurti takon zyrtarë të kompanisë që testuan qëndrueshmërinë e urës së Ibrit

Kurti takon zyrtarë të kompanisë që testuan qëndrueshmërinë e urës së Ibrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, përkatësisht matjen e sigurisë së strukturës mbajtëse të saj.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se nga rezultatet e matjeve është konkluduar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991.

“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara. Për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara (prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Deri më tani kompania “IPE-PROING” ka testuar dhe analizuar aspektin e sigurisë së mbi 40 urave dhe mbi 20 struktura të objekteve në vendin tonë.” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: