Kurti takohet me kreun e Industrisë së Mbrojtjes turke, flasin për për “mundësinë e prodhimit të municioneve”
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Gjatë takimit, Kurti ka shprehur falënderim për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Ai ka thënë më tej se Kosova “do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.”
Siç bën të ditur ZKM-ja, në takim gjithashtu u diskutua “rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.”