Kurti sulmon Prokurorinë: Do t’i humbë zgjedhjet, le të rrinë në shtëpi
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sërish Prokurorinë e Kosovës.
Nga tubimi në Gjilan, Kurti e quajti prokurorinë “parti politike opozitare.”
“Po e shihni që fatkeqsisht Prokuroria e shtetit është shndërruar në parti politike opozitare. Por edhe ata kanë me i humbë zgjedhjet më 9 shkurt. Sikur partitë e tjera opozitare, edhe prokuroria e shtetit që është bërë si parti politike opozitare, ka me i humbë zgjedhjet më 9 shkurt. Pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputetë në Kuvend qysh mundet me i pasë ndonjë parti opozitare nëse ka fat me kalu pragun. Meqenëse partia më e re opozitare – Prokuroria e shtetit nuk do të ketë deputetë në legjislaturën e 9-të, atëherë, le të shkojë në shtëpi. Lë të rrinë në shtëpi”, tha Kurti.