Kurti sërish abuzon me nënshkrime: Emëron tezaken e Presidentes në komisionin për Drejtor të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit
Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani është njëra nga personat që do të bëjë Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, shkruan Periskopi.
Çerkini sot u emërua anëtare e këtij komisioni nga Qeveria Kurti.
Më poshtë gjeni edhe përbërjen e plotë të Komisionit që sot Kurti e ka krijuar:
1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;
2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;
3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;
5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.
Kujtojmë se Periskopi vazhdimisht ka raportuar se si tezakja e Vjosa Osmanit përmes procedurave jashtëligjore ka depërtuar në pozita të larta institucionale. E njëjta tani gëzon pozitën “Sekretare e Përgjithshme” në ministrin e Faton Pecit.
Tezakja e Vjosa Osmanit që sot e rehatoi Qeveria, nuk ishte në listën e ngushtë të britanikëve