Kurti reagon pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024

Kurti reagon pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Kampionatin Evropian, pasi i mjaftoi një barazim me Moldavinë, me rezultat 1-1.

Kësaj fitore i është gëzuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka uruar Shqipërinë.

Ai tha se festa e sotme do të vazhdojë edhe përgjatë evropianit.

Kurti ka uruar edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: