Kurti, që çdo javë sulmon gjyqësorin, i bën thirrje mërgatës: Kemi sundim të ligjit, ejani në Kosovë të punoni e jo vetëm për pushime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm, në një adresim drejtuar mërgimtarëve tha se vendi ka bërë “përparim shoqëror” dhe “është rritur ekonomisht” dhe se kjo, simbas tij, përbën arsye që ata të kthehen në vend “për të punuar” e jo vetëm për pushime.
“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, përparim shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë pa viza, këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë por edhe për t’u kthyer në atdhe”, ka thënë Kurti,
“Ejani për pushime verore, ejani për pushime dhe jashtë stinës së verës, ejani edhe për punë, kthehuni në vendlindjen tuaj. Juve që jeni ndërmarrës, ju themi investoni këtu që të fitoni. Jo si dikur, kontribuoni duke sakrifikuar, sepse Kosova po përparon”, tha Kurti.