Kurti për vrasjen e policit në Serbi: Organet e sigurisë po merren me rastin

Kurti për vrasjen e policit në Serbi: Organet e sigurisë po merren me rastin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se organet e sigurisë janë duke grumbulluar informacionet për rastin ku u vra një polic në Lozicë të Serbisë e ku i dyshuar është një kosovar.

Kurti ka bërë thirrje që të përcillen komunikatat e Policisë dhe institucioneve në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, mirëpo organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme”, ka thënë ai në konferencë për shtyp.

Shpërndaje në: