Kurti për shpërthimin në Iber- Lepenc: Sulm terrorist nga Serbia, ky akt u krye nga persona profesionist
Kryeministri Albin Kurti po mban një konferencë për media pas shpërthimit në Iber -Lepenc dhe këtë e quajit si akt terrosit dhe kriminal, shkruan Periskopi.
Kurti tha se besojnë se ky sulm ka ardhur nga Serbia dhe është kryer nga profesionist nga bandat e dirigjuara dhe te orkestruara nga Serbia.
“Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin në Zvecan, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes, sonte ishte akti më i rëndë kur rreth orës 19:00 u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete si dhe KEK-u për ftohjen e termoelktraneve.
Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detyonuar, policia është n ëvendin e ngjarjes në krye të detyrës, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të qetë, dhe të ndjekin udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Kosovës.
Organet janë të angazhuara për menaxhimin e situartës, rikuperimin e dëmit,
Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës terrorist që besojmë se vjen nga bandat e orkestruara e dirigjuara nga Serbia, që ka aftësinë për të shkaktuar sulme e dëme të tilla, duke përdorur sasi të madhe të eksplozivit në një nyjë kyçe, nëse dëmi nuk riparohe, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa eenergji që në mengjes, disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.
Nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësi dhe fajësi për organizimin dhe orkestrimin, përveç Beogradi zyrtar, dhe strukturat kriminale në krye me Milan Radojiçiq mbështeten nga institucionet serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçuq.
Ai u ndalua për t’u liruar, dhe tash është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare atje”.