Kurti për “Semafor”: Ekziston një frikë e ankth në Evropë e Kosovë nga kthimi i mundshëm i Trump
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Semafor”, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se ka një rritje të stresit dhe frikës tek liderët evropianë kur flitet për një rikthim potencial të ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kurti, siç shkruan “Semafor”, ka thënë se përkrahja afatgjate e SHBA-së për Kosovën s’ka gjasa që të ndryshojë, por që me kthimin potencial të Trump është një frikë në gjithë kontinentin dhe Kosova s’bën dallim.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk e thotë këtë duke parashikuar se diçka e keqe mund të ndodhë, por më tepër është një “ankth për diçka të panjohur”
“Duke folur në margjinat e një ngjarjeje në institutin ODI për çështjet globale në Londër, Kurti tha se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për Kosovën nuk ka gjasa të ndryshojë, por “me kthimin e Presidentit Trump… ka njëfarë stresi dhe ankthi në të gjithë kontinentin. , dhe Kosova nuk është ndryshe.” , shkruan “Semfaor”, transmeton Express.
Kurti gjithashtu ka deklaruar se raporti jo i mirë me Richard Grenell mund të jetë një sfidë, nëse Rirchard Grenell do të marrë ndonjë pozitë në një Administratë të re Trump.
AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti (DOKUMENT)