Kurti pas përmbylljes së procesit të regjistrimit: Shteti i Kosovës dhe qytetari e kanë kaluar një test të rëndësishëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me përgfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë e Ekonomive Familjare. Sipas Kuritt shteti dhe qytetari kanë kaluar një test të rëndësishëm në organizimi dhe pjesëmarrje.
Postimi i plotë:
Për 50 ditë, rreth 2600 regjistrues në 38 komuna të Republikës sonë, kanë mbledhur të dhëna esenciale për politikat, strategjitë, projektet e vendimet e shtetit për 10 vitet e ardhshme. Nga aspekti profesional e teknik, procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është vlerësuar me nota të larta nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, UNFPA dhe UNECE, ndërkohë që vlerësimet fillestare tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë dhe gjithëpërfshirja, është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar.
Shteti i Kosovës dhe qytetari i Republikës e kanë kaluar një test të rëndësishëm në organizimin dhe pjesëmarrjen në një ndër ndërmarrjet më të mëdha institucionale, që u përmbyll sot.