Kurti pak para zgjedhjeve shfrytëzon FSK-në: S’kursehet me lëvdata për veten, “harron” që sot ushtarët u ushqyen me qebapa e lakër

Kurti pak para zgjedhjeve shfrytëzon FSK-në: S’kursehet me lëvdata për veten, “harron” që sot ushtarët u ushqyen me qebapa e lakër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë për ta parë nga afër ushtrimin e FSK-së “Ujku i Çeliktë”, shkruan Periskopi.

E përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti “harroi” se ushtarët e FSK-së nuk po ushqehen mirë, por e mbuloj me frazat e tij të zakonshme “dyfishim, trefishim të buxhetit”

“Buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar. Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në përgatitje të personelit ushtarak është e shoqëruar me shumëfishim të investimeve në armatim”.

Postimi i plotë:

“Ujku i Çeliktë” është ushtrimi më i madh dhe më i sofistikuar i realizuar ndonjëherë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve.

Një element i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-s, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes.

Buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar. Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në përgatitje të personelit ushtarak është e shoqëruar me shumëfishim të investimeve në armatim.

Më shumë investim në ushtri, do të thotë më shumë siguri për të gjithë qytetarët. E me përkushtimin, përgatitjen dhe gatishmërinë e ushtarëve e oficerëve tanë, që janë frymëzim për të gjithë ne, jemi të bindur se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

“Mallkuar qofshi o argatët e Serbisë!”- Syla i AAK-së i reagon Qeverisë dhe publikon pitalken me qebapa që ushtarëve iu servua sot

Shpërndaje në: