Kurti nuk e mohon se ka korrupsion në Qeveri: Ka, por jo si dikur

Kurti nuk e mohon se ka korrupsion në Qeveri: Ka, por jo si dikur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin Debat Plus foli për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku shpërfaq korruspion serioz në Qeveri, përcjell Periskopi.

Kurti nuk e mohon se ka korrupsion në Qeverinë e tij, por thotë se tash nuk ka sa kishte më parë, shkruan Periskopi.

“Është thënë që korrupsion ka shumë zyrtarë, tash thotë disa zyrtarë. është më i mirë se më herët. Kosova në katër institucione ndërkombëtare prestigjioze është e para në Ballkan”.

“Sipas Freedom House, për nga përparimi demokratik jemi të dytët në Evropë. Transparency Internatioal thotë që për dy vjet kemi përparuar për 20 vende. Tjetra është se në luftimin e krimit dhe korrupsionit, prej shkatërrimit të bandave kriminale, prej cështjes së mbylljes së rrugëve ilegale, pastaj shkatërrimit të laboratorëve të drogës e derii tek mbyllja e të gjithë atyre që vidhnin përmes prodhimit të kriptovalutave, ne kemi një sukses të pashembullt”.

“Tash, nëse shikon në të gjitha fusnotat, kushedi se cka gjen aty. Por, unë po ju tregoj që janë mbi 800 milionë euro. Prej nënave lehona dhe shtesave të fëmijëeve. Ky është një premtim që kemi dhënë për mandatin 4 vjecar. E kemi realizur për dy vite. Ju mbani mend cfarë bëhej në qeveritë e mëhershme. Thoshin mbi 1miliardë euro për bujqësi. Ose, thojshin mbi 200 mijë euro vende të punës”.

“Këto premtime nuk merreshin seriozisht, mua më vjen mirë që tash merren seriozisht. Kjo qeveri e meriton mirënjohjen për këtë gjë”, deklaroi Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: