Kurti njofton se është themeluar “Fondi për Siguri”
Përmes një njoftimi në facebook Kurti ka ftuar bashkëatdhetarët dhe donatorët që të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Ky fond mundëson pranimin e kuntributeve të mërgatës dhe qytetarëve tjerë.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.