Kurti nga Shkupi tregon prejardhjen e nënës së Gërvallës e Konjufcës

Kurti nga Shkupi tregon prejardhjen e nënës së Gërvallës e Konjufcës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e tij Hristjan Mickoski pas një takimi të përbashkët që patën në Shkup, shkruan Periskopi.

Derisa Kurti po fliste për bashkëpunimin mes dy vendeve ai përmedi një fakt jo fort të rëndësishëm, duke treguar prejardhjen e  nënave të ministres së Punëve të Jahtme, Donika Gërvallës dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes ne vijojmë të kemi bashkëpunim të mirë. Mezi presim që të opercialnizohen përbashkëta kufitare sidomos kjo në Hanin e Elezit dhe në Bllacë të cilat do ta lehtësojnë qarkullimin të qytetarëve tanë. Ne të gjithë e dijmë se kemi familjar e farefisë në të dy anët e kufitit madje edhe zëvëndësja ime, Donika Gërvalla vjen nga Shkupi si vendlindje edhe nëna e saj vjen nga Shkupi siç është edhe nëna e kryeparlamentarit Konjufca. Jemi të interesuar te kemi sa më shumë qarkullim të lirë mes qytetarëve dhe pa kur të lëshohet kjo rruga që e lidh kufin e Kosovës me Shkupin do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë”, tha Kurti.

Shpërndaje në: