Kurti në Shqipëri për 112-vjetorin e pavarësisë, shihet me Ramën (Pamje)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai është parë në Vlorë me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, duke përfshirë këtu kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Rama ka publikuar pamjet direkt në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.