Kurti në QKUK, i ik pak pyetjeve: Kam fatin që s’kam probleme në zemër, nëse kam e di se ku të shkoj

Kurti në QKUK, i ik pak pyetjeve: Kam fatin që s’kam probleme në zemër, nëse kam e di se ku të shkoj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përurimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë ka refuzuar përsëri t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve jashtë temës.

“Jemi këtu në inagurimin e klinikës, asnjë prej këtyre probleme nuk mu duken probleme në lidhje më këtë klinikë. Se pari unë kam fatin që nuk kam probleme me zemrën, e atëherë kur kam problem me zemër e dijë ku të vij”, ka thënë Kurti.

I pyetur në lidhje më çështjen e Faton Hajrizit, Kurti refuzoj të përgjigjej duke shtuar që nuk ka nevojë ta bëje punën e ministrive.

“Dy ministritë tona, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme e trajtojnë këtë çështje, nuk kam nevojë ta bëje edhe punën e ministrisë, kam më shumë punë”, tha shkurt Kurti.

Ndërsa, për vendimin e BE-së, në lidhje me pasaportat ilegale të qytetarëve serbë, Kurti e ka cilësuar si të pa drejtë.

“E konsiderojmë dekurajuese, sidoqoftë, shteti Kosovës, Republika e Kosovës e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq, ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë tek vendimet e Brukselit”, theksojë Kurti.

Shpërndaje në: