Kurti: Në pranverë do të shkojë në ShBA dhe do të rri më gjatë

Kurti: Në pranverë do të shkojë në ShBA dhe do të rri më gjatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë pranverës do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe do të qëndrojë më gjatë pasi sipas tij atje nuk shkohet për tri ditë edhe për shkak të largësisë edhe për shkak të rëndësisë që ka vizita atje.

Kurti këtë vizitë e kishte paralajmëruar në nëntor të vitit të kaluar e më pas edhe në janar, por që nuk është realizuar.

“Sa i përket vizitës në ShBA, mendoj se pengesa kryesore është logjistike-teknike. S’mund të shkojë për tri ditë, por dua të shkojë për një javë apo 10 ditë. Shteti është më i madh. Edhe takimet qe dua t’i bëjë atje do jenë më të shumta. Për shkak të situatës ku jemi, jemi detyruar ta shtyjmë dhe kjo vizitë do të ndodh[ në pranverë. Jo që do shkoj, por edhe do kthehem. Do të më duhet ndoshta të qëndroj pak më shumë se zakonisht, kështu që ju do të mund ta bëni pyetjen se kur do të kthehet”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Kujtojmë se kryeministri Kurti pati deklaruar se do ta vizitonte Amerikën, në nëntor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në: