Kurti mundohet të ia rrit ‘namin’ ministrit të statistikave, thotë se Hekuran Murati mund të jetë shkaktarë i sukseseve të BQK-së

Kurti mundohet të ia rrit ‘namin’ ministrit të statistikave, thotë se Hekuran Murati mund të jetë shkaktarë i sukseseve të BQK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kurti para të pranishmëve, ka flur për sukseset e BQK-së, duke thënë se “përgjatë 25 viteve ka përjetuar dhe ka treguar zhvillim progresiv”.

Tutje, sipas fjalimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka përmendur edhe Hekuran Muratin.

“E ka mundësi që një ndër shkaktarët e këtij suksesi të viteve të fundit mbase është fakti që ministri i Financave ka punuar disa vjet në BQK ndërkaq guvernator i BQK-së ka qenë drejtor i Thesarit të shtetit për disa vjet te Ministria e Financave.” – citohet se ka thënë ai.

Shpërndaje në: