“Kurti mund të ndëshkohet me gjobë ose burgim deri në një muaj”
Mos përgjigjja në ftesën e Prokurorisë Speciale nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas avokatit Ardian Bajraktari shpjegon se sipas ligjit, kryeministri ishte i obliguar t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së institucioneve të prokurorisë, ashtu siç do duhej të vepronte dhe një qytetar tjetër.
Edhe qytetarët janë të pajtimit që Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, gjithashtu ata mendojnë se deklarimet e kryeministrit në prokurori duhet të bëhen publike.
Në një intervistë për Ekonomia Online ai theksoi se, pavarësisht pozitës së tij, Kurti duhet të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen që po hetohet.
“Referuar legjislacionit në fuqi çdo qytetarë pavarësisht statusit të tij është i obliguar t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së institucionit të prokurorit të shtetit për të dhënë dëshmi përkatësisht për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjen e cila është objekt i hetimit nga ana e institucionet të prokurorit të shtetit si institucion me Kushtetutë dhe ligj për hetimit të veprave penale”, tha ai.
Bajraktari shprehu shpresën që institucionet e Kosovës, përfshirë Prokurorinë dhe Zyrën e Kryeministrit, të komunikojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe të zgjidhin situata të tilla pa vonesa.
“Në rrjedhë të saj stafi i zyrës së kryeministrit e ka arsyetuar mungesën e Kurtit për shkak se i njëjti ka qenë me agjendë të paracaktuar dhe në rrjedh të saj vlerësoj një arsyetim i tillë është në linjë me dispozitat e kodit të procedurës penale. Por, shpresoj që këto dy institucione të kategorisë kushtetuese të komunikojnë ndërmjet vete në një komunikim normal dhe korrekt në mënyrë që të shmangen situata të tilla dhe ti mundësohet Kurtit ta kryejë obligimin e tij qytetarë për të dhënë dëshmi siç është ftuar nga ana e prokurorisë”, ka thënë Bajrami.
Ai gjithashtu paralajmëroi se, në rast të mosprezencës pa një arsye të vlefshme, mund të shqiptohen ndëshkime ligjore, përfshirë gjobë deri në 250 euro ose burgim deri në një muaj.
“Sigurisht që institucioni i prokurorit të shtetit kur ka dërguar ftesën mbi bazën ecurisë procesit hetimor ka vlerësuar se është relevante për çështjen dhe jam optimist dhe inkurajojë kryeministrin e vendit që t’i përgjigjet kësaj ftese dhe ta kryej obligimin ligjor si qytetarë dhe si kreu i Qeverisë. Sipas nenit 132 mos prezenca dhe mos arsyetimi i saj paraqet bazë për ndëshkim 250 euro edhe mund të burgoset deri në muaj ose derisa dëshmia e tij të bëhet jo relevante, vlerësoj që kryeministri i vendit do të reflektojë dhe nuk do të ndodhet në situata të tilla”, ka potencuar ai.