Kurti me bashkëshorten në Paris, Macron dhe zonja e tij i presin në Elysse para ceremonisë së Lojërave Olimpike
Kryeministri Albin Kurti së bashku me bashkëshorten e tij janë pritur nga presidenti francez Emanuel Macron dhe nga zonja e tij.
Ata janë pritur në Pallatin Elysse para ceremonisë së Lojërave Olimpike.
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.