Kurti krahason LDK-në me mizën/ Gorani: Qeto vjet i bana, s’kam pa gjuhë ma të shëmtume

Gazetari Dukagjin Gorani, ka komentuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Albin Kurti gjatë kësaj fushate.
Kurti e krahasoi me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë një fjalimi të hënën.
Dukagjin Gorani thotë se nuk ka dëgjuar adresime më të shëmtuara.
“Këto vjet i kam bërë dhe adresime më të shëmtune publikisht sesa këto dy ditë nga ana e njeriut që akoma është kryeministër i vendit, unë nuk kam pa. Ajo forma makabre e gërvalljes, pore dhe përmbajtja hakmarrëse e fjalimeve, mua s’më ka ra më pak edhe në politikë formale e lërë më në fushata zgjedhore”, ka thënë Gorani në Pressing.