Kurti: Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re

Kurti: Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re

Kryetari i Vetëvendosjes në konferencë për media, ka thënë se kishte një luftë hibride kundër tij. Ai gjithashtu tha se do ta formoj Qeverinë Kurti III.

“Që prej se e kemi shpallur pavarësinë nuk ka pasur incidente dhe gjithcka ka shkuar sipas ligjit, procedurave dhe rregullave. Falenderoj edhe Policinë e Kosovës dhe organet e rendit për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Zgjedhjet ishin të lira demokratike dhe të ndershme. Falenderoj të gjithë votuesit e LVV me koalicionin tonë me Guxo dhe Alternativa.

Pra, jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste.

Dhe, gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, Kurti 3. Do të vazhdojmë punët që i kemi nisur.

Besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër nesh”, tha Kurti.

 

Shpërndaje në: